Kaloi ilegalisht kufirin, depërtohet nga Kosova një shtetas i Shqipërisë

Kronikë e zezë

Kaloi ilegalisht kufirin, depërtohet nga Kosova një shtetas i Shqipërisë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 10:14
Ilustrim

Polica e Kosovës në Vërmicë ka ndaluar një person shtetas i Shqipërisë i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti iniciohet në procedurë të rregullt , ndërsa i dyshuari është depërtuar për në Shqipëri.

“Patrulla policore kishte ndaluar personin mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë i cili kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria në Kosovë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti iniciohet në procedurë të rregullt , ndërsa i dyshuari depërtohet për në Shqipëri”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat