Rrahje në Obiliq, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Rrahje në Obiliq, arrestohen tre persona

Më: 17 maj 2020 Në ora: 11:22
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ka ndodhur mes tyre në Obiliq të premten rreth orës 22:00.

Policia njofton se pas një mosmarrëveshjeje, tre të  dyshuarit janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.

“Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat