Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në rrugën Prishtinë-Podujevë, si pasojë dy persona janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture në fshatin Trudë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se ngasësi i motoçikletës ka marrë lëndime më të rënda.

“Sot me datë 17.05.2020 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe të përfshira ishin një veture dhe një motoçikletë. Në këtë aksident trafiku janë lënduar ngasësi dhe pasagjerja në motoçikletë. Raportohet që ngasësi i motoçikletës ka lëndime më të rënda”, ka thënë Hoxha.

Njësitet kompetente policore janë marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat