U rrokullis me traktor, vdes një person në Viti

Kronikë e zezë

U rrokullis me traktor, vdes një person në Viti

Më: 18 maj 2020 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën gjatë së dielës në Viti.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditen e së dielës një person në mënyrë aksidentale ka humbur jetën në Viti.

Sipas njoftimi, viktima kishte humbur jetën në një aksident me traktor ku ishte rrokullisur derisa ishte duke shkuar për të marrë dru.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Përderisa Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si vdekje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat