Rrahje në mes të 7 personave në Istog, shkak prona publike

Kronikë e zezë

Rrahje në mes të 7 personave në Istog, shkak prona publike

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:51
Arma e sekuestruar

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, ka njoftuar se dje rreth orës 19:20, në fshatin Zhakovë të Istogut, pas një mosmarrëveshje rreth një prone publike që e kishin palët mes veti, shtatë (7) persona të dyshuar janë përfshirë në një rrahje masive në mes veti.

“Personat e dyshuar ( të gjinisë mashkullore E. I, U. I, E. I, L. I, I. I, V. I dhe XH. I), tri (3) viktima ( të gjinisë femërore A. I, SH. I, dhe L. I) si dhe një dëshmitar (i gjinisë mashkullore B. I) janë anëtarë të dy familjeve të afërm me njëri tjetrin ( vëllezër dhe kushërinj).

Gjatë rrahje janë përdorur mjete të forta ku të gjithë personat e dyshuar dhe viktimat kanë pësuar lëndime trupore.

Të dyshuarit dhe viktimat kanë marrë trajtim mjekësorë në QMF në Istog si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas janë intervistuar në Stacionin Policor në Istog, me urdhër të Prokurorit, gjashtë (6) persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje për 48 orë ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërlidhur me rastin, me urdhër të Prokurorit Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri automatike (AK-47) dhe një karikator i zbrazët (pa municion). Arma e konfiskuar nuk ishte përdorur në rastin e lartë cekur mirëpo i dyshuari e posedonte atë në mënyrë ilegale.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti Lëndim i rëndë truporë është kompletuar dhe përmes kallëzimit penal i adresohet Prokurorisë në procedurë të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat