Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, nën hetim një shqiptar dhe një malazez

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, nën hetim një shqiptar dhe një malazez

Më: 19 maj 2020 Në ora: 09:12
Ilustrim

Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Uniformat blu kanë sekuestruar një sasi prej 50 mijë eurosh në portin e Durrësit, e ndërsa janë proceduar penalisht dy persona, posedues të të hollave.

Bëhet fjalë për dy drejtues kamionësh, një qytetar nga Kavaja dhe një malazez. Të parit ju gjetën 30 mijë euro dhe të dytit 20 mijë euro.

"Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 20.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi"njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat