I ikë policisë por bën aksident në Viti

Kronikë e zezë

I ikë policisë por bën aksident në Viti

Më: 19 maj 2020 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Në fshatin Kabash të Vitisë një i dyshuar kosovar derisa ishte duke lëvizur me kombi nuk i është ndal njësisë policore dhe në ndjekje e sipër ka shkaktuar aksident.

Gjatë kontrollit në kombin e të dyshuarit, janë gjetur të ngarkuara fara kungulli dhe dorëza medicinale të cilat janë konfiskuar dhe i janë dërguar doganës.

Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ishte duke lëvizur në kundërshtim me vendimin e Ministrisë.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat