Tentim grabitje, përdoren edhe armët

Kronikë e zezë

Tentim grabitje, përdoren edhe armët

Më: 19 maj 2020 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Një person ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë hyrë në objekt ku kanë tentuar të hapin edhe dyert e brendshme. Gjatë ikjes personat e panjohur kanë shtënë edhe me armë.

Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë tentuar të hapin dyert e brendshme. Gjatë ikjes jashtë rrethojave të objektit të dyshuarit kanë shtënë tre herë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat