Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:27
Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar për gjetjen një mjeti shpërthyes, mesditën e djeshme rreth orës 12:21, në rrugën “Martin Camaj” në Gjakovë.

Mjeti i dyshimtë është gjetur nga një qytetar i cili e ka njoftuar policinë.

Për tërheqjen e mjetit policia bën të ditur se kanë intervenuar KFOR dhe FSK.

“Policia ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat