Kamionit i prishen frenat, përplas 2 automjete të parkuara në anë të rrugës

Kronikë e zezë

Kamionit i prishen frenat, përplas 2 automjete të parkuara në anë të rrugës

Më: 21 maj 2020 Në ora: 10:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kongresin në Lushnje.

Një kamion i një firmë private që po kryen punimet e ujësjellësit ka rrëshqitur për një gjatësi 200 metra e më pas ka përplasur 2 automjete që ishin parkuar në anë të rrugës.

Fatmirësisht në ato moment nuk ka patur këmbësor apo automjete të tjera në lëvizje pasi pasojat mund do të ishin edhe më të rënda.

Nga hetimet e kryera në vendngjarje dyshohet se kamionit nuk i kanë funksionuar frenat në një terren të pjerrët. Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat