Tiranë, makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë te vijat e bardha - Bota Sot
Tiranë, makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë te vijat e bardha

Kronikë e zezë

Tiranë, makina përplas 87-vjeçarin me biçikletë te vijat e bardha

Më: 22 maj 2020 Në ora: 08:58
Ilustrim

Një 87-vjeçar mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, ku  mjeti me drejtues shtetasin B.Ll  ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat