Plagosi me thikë dy persona, prangosen 19-vjeçari në Durrës

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë dy persona, prangosen 19-vjeçari në Durrës

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:36
Ilustrim

Arrestohen dy persona  për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit.

Njëri prej të arrestuarve, një 19-vjeçar ka plagosur me thikë 2 shtetas të tjerë.

“B. K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Ndërkohë, M. B., 26 vjeç është prangosur pasi kundërshtoi punonjësit e Policisë, theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe urdhrin për t’u vetëkarantinuar.

Për këtë shtetas, në kuadër të masave të mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nga IEVP Rrogozhinë është vendosur që dënimin e mbetur ta kryente në shtëpi, duke u vetëkarantinuar.

Pas konstatimit se ky shtetas ndodhej jashtë ambienteve të banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe vetëkarantinimin, është shoqëruar në ambientet e Policisë nga shërbimet e Policisë, të cilët i ka kundërshtuar me dhunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat