Theret me thikë një person në Pejë

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Pejë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Një person është therur me thikë nga një i dyshuar, pas një mosmarrëveshje në një lokal në fshatin Katundi i ri në Pejë, mbrëmjen e 22 majit rreth orës 23:50.

Siç raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe është ende nën përkujdesjen mjekësore.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa njeri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat