Gjakovari bëhet për spital pasi vetaksidentohet me motoçikletë

Kronikë e zezë

Gjakovari bëhet për spital pasi vetaksidentohet me motoçikletë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një person është vetaksidentuar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën në fshatin Cermjan në Gjakovë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi motoçikletën dhe aksidentohet”, thuhet në njoftim.

 Si pasojë e aksidenti, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat