Mbyllja nuk ndal aksidentet, makinat bëhen shoshë në aksin rrugor Fier-Seman

Kronikë e zezë

Mbyllja nuk ndal aksidentet, makinat bëhen shoshë në aksin rrugor Fier-Seman

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:22
Pamje nga aksidenti

Edhe pse qyteti i Fierit ka qenë i mbyllur sot për shkak të kufizimeve për pandeminë, kjo nuk ka ka ndaluar aksidentetet.

Dy makina janë përplasur në rrugën  Fier ‐Seman, në vendin e quajtur Fermë Çlirim.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa ka dëme të mëdha materiale në dy mjetet e përfshira në aksident.

Shkak dyshohet të jetë bërë shpejtësia me të cilën lëviznin mjetet.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat