Vjedhin pyllin, dy të arrestuar në Deçan

Kronikë e zezë

Vjedhin pyllin, dy të arrestuar në Deçan

Më: 25 maj 2020 Në ora: 11:37
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Deçan, pasi që të njëjtit janë hasur duke transportuar tetë trungje bredhi me automjetin e tyre.

Pas kontrollit në automjet në një çantë është gjetur një sasi e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë.

Substanca dyshohet se i parket një personi tjetër i cili posa kishte vërejtur policinë ishte ikur në drejtim të panjohur.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa vetura me ngarkesë është konfiskuar për procedura tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat