Prishtinë, policia gjen veturën e cila ishte vjedhur para disa muajsh

Kronikë e zezë

Prishtinë, policia gjen veturën e cila ishte vjedhur para disa muajsh

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një veturë e cila ishte vjedhur para disa muajsh.

Policia bën të ditur se disa persona të maskuar kanë hyrë në një lokal në Prishtinë, dhe më pas kanë ikur me veturë, e cila ishte e vjedhur.

“Është raportuar se disa persona të maskuar kanë hyr në një lokal dhe më pas kanë ikur me veturë. Njësia policore ka arrit të gjejë veturën të braktisur. Pas verifikimit, është kuptuar që vetura ishte e vjedhur disa muaj më parë nga viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat