Dyshohet se kreu sulme me mjete shpërthyese në një kompani, policia arreston pas 10 vitesh të dyshuarin nga Prishtina - Bota Sot
Dyshohet se kreu sulme me mjete shpërthyese në një kompani, policia arreston pas 10 vitesh të dyshuarin nga Prishtina

Kronikë e zezë

Dyshohet se kreu sulme me mjete shpërthyese në një kompani, policia arreston pas 10 vitesh të dyshuarin nga Prishtina

Më: 27 maj 2020 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Policia e Kosovës pas hetimeve të zhvilluara dje në Prishtinë, ka arritur ta arrestoj të dyshuarin mashkull i cili në maj dhe shtator të vitit 2010, dyshohet të ketë kryer dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private.

“Rr. 28 Nëntori, Prishtinë, 25.05 dhe 07.09 viti 2010. Pas hetimeve të zhvilluara sot më 26.05.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë vitit 2010 dyshohet se ka kryer dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private. Po ashtu janë arrestuar edhe tre meshkuj kosovar të dyshuar për veprat penale shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat