Gjashtë persona hynë ilegalisht në Kosovë, 4 prej tyre shtetas të Shqipërisë

Kronikë e zezë

Gjashtë persona hynë ilegalisht në Kosovë, 4 prej tyre shtetas të Shqipërisë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:20
Ilustrim

Katër shtetas të Shqipërisë kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, raportohet se ata janë takuar nga Policia e Kosovës në fshatin Restelicë të Dragashit.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

“Të dyshuarit janë sjellë në stacion, ku u janë kryer kontrollet mjekësore dhe pas inicimit të rastit janë depërtuar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, dy persona të tjerë të gjinisë mashkullore janë ndaluar në Turiqicë, dje rreth orës 20:00, pasi dyshohet se kishin = kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat