Shpërndanin kanabis dhe mbanin pushkë sportive, arrestohen 2 persona në Tiranë

Kronikë e zezë

Shpërndanin kanabis dhe mbanin pushkë sportive, arrestohen 2 persona në Tiranë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:47
Gjesendet e gjetura

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla.

Operacioni i koduar “Combination 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, ka vënë në pranga dy persona ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

''Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat i punës operative gjurmuese për personat që kryejnë veprimtari kriminale, si dhe bazuar në informacionet e marra se në Yrshek, Tiranë, shtetasit O. L. dhe A. Xh. merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i mbanin në një ambient në pronësi të shtetasit A. XH, organizuan punën për kapjen e këtyre shtetasve'', thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin në pronësi të shtetasit A. XH., Policia gjeti dhe sekuestroi rreth 1.3 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe qese farmaceutike që shërbenin për të ndarë në doza lëndën narkotike. Ndërsa në banesën e këtij shtetasi u gjet një pushkë sportive dhe fishekë metalik për pushkën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, për shtetasit A. XH. dhe O. L. dhe për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasve S. XH. e Z. Xh. familjarë të shtetasit A. XH., të cilët po ndiqen penalisht në gjendje të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat