​Aksident në Komoran, lëndohen rëndë dy motoçiklistë

Kronikë e zezë

​Aksident në Komoran, lëndohen rëndë dy motoçiklistë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 18:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Komoran të Drenasit, ku për pasojë dy motoçiklistë janë lënduar rëndë.

Në këtë aksident që ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës "Xheladin Gashi", janë përfshirë një veturë dhe dy persona me motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve, ata kanë goditur mbrapa veturën. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.

Personat e lënduar bëhet e ditur se janë nga Nekovci dhe po trajtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë fshat.

Ndryshe, në këtë udhëkryq vazhdimisht ndodhin aksidente, ku vitin e kaluar ka humbur jetën një motoçiklist nga fshati Kishnarekë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat