Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit - Bota Sot
Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Kronikë e zezë

Arrestohet në Podujevë një i dyshuar për organizim të lojërave të fatit

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 09:46
Ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari kishte organizuar lojëra të fatit në lokalin e tij, ndërkaq me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit, të cilat janë të ndaluara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat