Përfshihet nga zjarri një lokal në Sllatinë

Kronikë e zezë

Përfshihet nga zjarri një lokal në Sllatinë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se në rrethana ende të panjohura lokali i tij është përfshirë nga zjarri.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:00, në Sllatinë të Fushë Kosovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin.

Nuk raportohet për lëndime në njerëz, njofton raporti 24-orësh i policisë.

Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat