Rikthimi në normalitet sjell dhjetëra aksidente në trafik

Kronikë e zezë

Rikthimi në normalitet sjell dhjetëra aksidente në trafik

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së hënës në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente trafiku.

Për shkak të lehtësimit të masave dhe kthimit në normalitet nga pandemia COVID-19, gjatë së hënës është vërejtur numër i madh i automjeteve në trafik.

Kjo ka bërë që të ndodhin aksidente.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë 24 orëve të kaluara në vendin tonë kanë ndodhur 32 aksidente, ku 8 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërkaq 24 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë së hënës Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 100 tiketa për shkelje të ndryshme në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat