​Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Kronikë e zezë

​Tri raste të dhunës në familje brenda një dite

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Dhuna në familje në Kosovë nuk ka të ndalur. Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Një rast në Fushë Kosovë, një në Prizren dhe një në Deçan.

Ky është raporti i Policisë së Kosovës:

F. Kosovë, 01.06.2020-19:17. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalist viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti është duke u hetuar.

Prizren, 01.06.2020-17:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait). Të njëjtit janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Deçan, 01.06.2020 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor pasi kishte lëndime të lehta ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat