​Gjendet i vdekur në banesën e tij një serb në Deçan

Kronikë e zezë

​Gjendet i vdekur në banesën e tij një serb në Deçan

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 17:30
Ilustrim

Një serb me inicialet B.Q. është gjetur i vdekur në banesën e tij në Deçan.

Policia me urdhër të Prokurorit të Shtetit dhe zjarrfikësit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovar, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me tu informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes.

Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat