Aksident në Prrenjas/ Makina del nga rruga, shoferi 34-vjeçar humb jetën në vend

Kronikë e zezë

Aksident në Prrenjas/ Makina del nga rruga, shoferi 34-vjeçar humb jetën në vend

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 08:30
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e daljes së një makine nga rruga.

Në rrugën rurale të fshatit Dritaj, Prrenjas, Irakli Dembo, 34 vjeç, banues në Korçë,

duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat