Arrestohet një person në Mitrovicë, kërcënon në rrjete sociale

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Mitrovicë, kërcënon në rrjete sociale

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 10:19
Ilustrim

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ka kërcënuar një person tjetër në rrjete sociale. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari ka kërcënuar viktimin dje gjatë ditës, në orën 13:15,  si pasojë e një mosmarrëveshjeje që patën po në këto rrjete.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në rrjetin social  kishte kanosur viktimën mashkull Kosovar”, shkruan në raportin e Policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat