1200 tiketa trafiku të shqiptuara, për 24 orë

Kronikë e zezë

1200 tiketa trafiku të shqiptuara, për 24 orë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 10:30
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në vendin tonë kanë ndodhur 36 aksidente në trafikun rrugor, 18 nga to me të lënduar e 18 me dëme materiale.

E, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1200 tiketa trafiku.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 44 persona si të dyshuar, 18 nga ta janë në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë e 1 në vuajte të dënimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat