​Rrahu një qytetar, arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor

Kronikë e zezë

​Rrahu një qytetar, arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informatave se i njëjti mbrëmë pas mesnatës kishte rrahur një qytetar në Prishtinë.

Polici i arrestuar është punonjës në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat