Policia arreston dy persona në Gjilan, të dyshuar për fajde

Kronikë e zezë

Policia arreston dy persona në Gjilan, të dyshuar për fajde

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Gjilan, të dyshuar për fajde.

Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, bën të ditur se pas pranimit të disa informatave para disa muajsh, ka filluar veprimet hetimore në sigurimin e dëshmive relevante nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘fajde’.

“Hetuesit policorë gjatë trajtimit të rastit, ku janë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit, kanë ardhur tek disa të dhëna ku dyshohet se dy të dyshuar F.D (viti i lindjes 1979) dhe J.D (viti i lindjes 1949), meshkuj kosovarë, i kanë ofruar një qytetari në etapa të ndryshme 226,000.00 (dyqind e njëzet e gjashtë mijë) €, me kamatë 30%, pra qytetari obligohej t’i kthente 294,000.00 (dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë) € të dyshuarve”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se në kuadër të veprimeve hetimore, sot më 04.06.2020, sipas urdhëresës së Gjykatës Themelore-Gjilan, janë kontrolluar shtëpia dhe objektet tjera përcjellëse pronë e të dyshuarave të cilët janë intervistuar në prezencë të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

“Pas përfundimit të intervistës me aktvendim të prokurorit të lëndës, i dyshuari F.D është ndaluar për 48 orë, kurse i dyshuari J.D është liruar në procedurë të rregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat