Arrestohet një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi që i njëjti e ka kanosur me armë viktimën, njofton Llapi.info.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zoraki dhe pesë fishekë”, thotë Policia.

Sipas PK-së, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat