Vrasja në Krujë, konflikti i vjetër mes familjeve dhe sherri në lokal mes autorit dhe njërit nga viktimat - Bota Sot
Vrasja në Krujë, konflikti i vjetër mes familjeve dhe sherri në lokal mes autorit dhe njërit nga viktimat

Kronikë e zezë

Vrasja në Krujë, konflikti i vjetër mes familjeve dhe sherri në lokal mes autorit dhe njërit nga viktimat

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 10:55
Ilustrim

Ky është Xhontil Bardhi 24 vjeç i cili bashkë me të vëllain Gramozin 34 u ezekutuan me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Krujë nga Roland Pula 32-vjeç, për të cilin vijojn ë kërkimet nga policia.

Mësohet se mes dy familjeve ka pasur një histori të vjetër hasmërie, me plagosje të ndërsjellta.

Por situata e mbrëmshme ka precipituar nga një sherr i një nate më parë në lokalin e fshatit i vrasësit me një nga viktimat.

Mbrëmë rreth orës 22:30, Pula u zuri pritë te dera e shtëpisë, duke vrarë fillimisht njërin nga vëllezërit.

Tjetri i alarmuar ka dalë pas të shtënave dhe është ekzekutuar gjithashtu.

Xhontil Bardhi mësohet se kishte ndjekur dhe mbaruar seminarin e priftërinjve në Shkodër dhe gjatë pauzës 2 vjeçare që i jepet për t'u menduar dhe vendosur nëse pranon që të bëhen apo jo prift ka hequr dorë.

"Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po te them vetëm lamtumirë! E me fal që nuk munda me mbërritë në kohë ...Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne" shkruan i pikëlluar Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit Dom Gjergj Meta.

Familjarët të tronditur kërkojnë drejtësi.

"Një dramë e madhe, të vrasësh dy fëmijë, dy djem. Nuk e di, i bëj thirrje qeverisë të vërë frerat. Ligji është për të gjithë duhet të jetë i drejtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat