Vlorë, ndihmuan marokenët të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen 4 persona - Bota Sot
Vlorë, ndihmuan marokenët të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen 4 persona

Kronikë e zezë

Vlorë, ndihmuan marokenët të kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen 4 persona

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 11:24
Pamje nga aksioni

Vijon operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Gjatë operacionit të koduar "Radhima", zhvilluar nga policia e Vlorës janë arrestuar 4 shtetas, tre prej tyre shqiptarë dhe një egjiptian.

“Shërbimet e Policisë gjatë operacionit kanë gjetur të strehuar në banesën e shtetasit Petrit Pashaj, 21 shtetas egjiptianë. Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Petrit Pashaj., 54 vjeç, si dhe shtetasin egjiptian Y. Y., 31 vjeç, banues në Milano, Itali, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 20 shtetasve me kombësi egjiptiane.” – njofton policia.

Gjithashtu, policia ka arrestuar shtetasit R. B., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy me banim në Drenicë, Kosovë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet policore në zonën e "Plazhit të Vjetër" Vlorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke tentuar të ndihmojnë shtetasit marokenë M. E dhe M. J, për t’u futur në mënyrë ilegale në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, me qëllim kalimin e tyre drejt shtetit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat