Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Tush (Nue) Frrokaj nga Gjakova

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 14:14
Tush Nue Frrokaj

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Tush Nue Frrokaj i cili dyshohet për “Vjedhje të Rëndë”.

Tush Nue Frrokaj është i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Tush (Nue) Frrokaj i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë. I pandehuri është i kërkuar për vepra penale: Një rast për veprën penale ‘Vjedhje e Rëndë’ ”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim me qytetarët që për çdo informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmëroj Policinë e Kosovës, apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat