Futet përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, policia arreston një serb

Kronikë e zezë

Futet përmes rrugëve malore nga Serbia në Kosovë, policia arreston një serb

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:13
Ilustrim

Raportohet se në fshatin Pogragjë të Gjilan, Njësiti policor gjatë patrullimit ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë i cili me veturë përmes rrugëve malore nga Serbia kishte hyrë në Kosovë.

Gjatë kontrollit është vërejte se në veturë kishte pas tri makina për punimin e pllakave dhe pjesë përcjellëse të tyre vlera e të cilave nuk dihet.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, vetura së bashku me mallrat është dërguar në pikën doganore Dheu i Bardhë  për procedura tjera, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat