Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, motoristi humb kontrollin, ndërron jetë në spital

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, motoristi humb kontrollin, ndërron jetë në spital

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 18:35
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Fushë Krujë.

Një 35-vjeçar është përplasur me motor duke goditur trafikndarësen dhe ka humbur jetën në spitalin e "Traumës".

“Më datë 08.06.2020, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, ka humbur kontrollin duke drejtuar motorin tip "Honda", shtetasi L.K., 35 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat