​Vjedhin rrethoja, kapen tre llapjanë

Kronikë e zezë

​Vjedhin rrethoja, kapen tre llapjanë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar tre persona në Podujevë nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur katër rrethoja.

Rasti ka ndodhur më 20 maj, në ora 13.51, thuhet në raportin e sotëm 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar rrethojat të cilat i janë kthyer pronarit.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat