43 aksidente trafiku brenda ditës

Kronikë e zezë

43 aksidente trafiku brenda ditës

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:51
Ilustrim

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 43 aksidente trafiku.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë së martës në tërë vendin kanë ndodhur 43 aksidente në trafik.

Sipas njoftimit, 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar ndërkaq 27 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu, që nga heqja e kufizimit të lëvizjes përveç aksidenteve vërehet edhe rritja e shkeljeve në trafik nga vozitësit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në tërë vendin ka shqiptuar 1 mijë e 294 tiketa për shkelje të rregullave të ndryshme në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat