Burri rrah gruan në Prizren për shkak të xhelozisë

Kronikë e zezë

Burri rrah gruan në Prizren për shkak të xhelozisë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:39
Ilustrim

Një person është arrestuar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes për shkak të xhelozisë.

Policia e Kosovës njofton se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore pas incidentit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili për motive të ulëta xhelozie  kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare  të cilës i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Rastet e dhunës në familje kanë shënuar rritje në Kosovë dhe në shumë vende të botës, në këtë kohë të izolimit dhe përballjes me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat