Pengoi punëtorët dhe kërcënoi policin, arrestohet një person në Rahovec

Kronikë e zezë

Pengoi punëtorët dhe kërcënoi policin, arrestohet një person në Rahovec

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:35
Ilustrim

Një person është arrestuar në Rahovec pasi kishte penguar punëtorët që ishin duke shtruar një rrugë, pastaj kishte kërcënuar edhe zyrtarin policor, i cili kishte shkuar të intervenoj në rast.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 08:00.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit  i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat