Aksident tek salla “1 Tetori”, vetura godet tre këmbësore

Kronikë e zezë

Aksident tek salla “1 Tetori”, vetura godet tre këmbësore

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:12
Foto ilustrim

Një veturë sonte gjatë mbrëmjes ka goditur tre këmbësorë në Prishtinë, afër sallës ‘Tetori’.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

“Në ora 21:25, tek ‘1 Tetori’ ka ndodhur një aksident, një veturë ka goditur tri këmbësore”, ka konfirmuar Krasniqi.

Personat e goditur nga vetura janë të gjinisë ‘femër’ dhe nga aksidenti kanë marrë lëndime trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat