Pas burgut përjetë për vrasje, edhe 15 vjet burg shqiptarit dhe grekut për përdhunimin e studentes

Kronikë e zezë

Pas burgut përjetë për vrasje, edhe 15 vjet burg shqiptarit dhe grekut për përdhunimin e studentes

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Gjykata e Athinës dënoi me 15 vite burg shqiptarin Aleksandër Luca dhe shtetasin grek, Manolis Koukouras për përdhunimin e një 19 vjeçareje.

Më herët gjatë muajit maj, ata u dënuan me burgim të përjestshëm për vrasjen e students greke, Eleni Topaloudi ngjarje e ndodhur më nëntor të vitit 2018.

Avokatët e të rinjve mohuan akuzat ndaj të rinjve si dhe kundërshtuan vendimin e gjykatës.

Sipas autoriteteve greke, të dy të rinjtë kanë përdhunuar një 19 vjeçare vetëm 3 ditë pas vrasjes së students.

Fillimisht, ata e përdhunuan e më pas e lidhën me litar ku më vonë e hodhën në det. Në ekspertizën mjekësore rezultoi se studentja ndërroi jetë si pasojë e mbytjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat