Rrahje në Gjilan, tre persona dërgohen në spital

Kronikë e zezë

Rrahje në Gjilan, tre persona dërgohen në spital

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:18
Ilustrim

Policia njofton për një rrahje mes pesë personash në Gjilan, të përfshirë edhe dy të mitur.

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia ka arrestuar pesë të dyshuarit.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa  tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje”, njofton policia.

Njoftimi i plotë i PK-së:

Rr. Idriz Seferi-Gjilan 12.06.2020, 20:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë (dy ata të mitur) pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht në mes vete, tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit e mitur janë liruar ne procedurë të rregullt, ndërsa  tre të dyshuarit tjerë dërgohen në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat