Mitrovicë, shkon të blejë veturë, e merr për ta provuar dhe ikë pa e paguar

Kronikë e zezë

Mitrovicë, shkon të blejë veturë, e merr për ta provuar dhe ikë pa e paguar

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 11:28
Ilustrim

Dje në Mitrovicë një person e ka marrë një veturë për ta provuar, dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura ishte e tij, dhe e kishte në shitje.

Rasti ka ndodhur në rrugën Ramadan Kelmendi, rreth orës 13:05.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar derisa ishte duke i shitur automjetin e tij një të dyshuari mashkull  kosovar,  ky i fundit pasi i ka marr automjetin për ta provuar, duke e mashtruar është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat