Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ngasësi i motoçikletës dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ngasësi i motoçikletës dërgohet në QKUK

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Motoçiklisti i cili mori lëndime të rënda si pasojë e aksidentit të ndodhur para pak çastesh në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, është një 34 vjeçar, i cili u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Sektorit të Operativës Rajonale në Ferizaj, Major Mehmedali Hajdini.

Ai tutje njoftoi se në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe motoçikleta në fjalë, me ç’rast dyshohet se lëndime të rënda ka pësuar vetëm motoçiklisti 34 vjeçar.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në mes një veture civile dhe një motoçiklete, ku me ç’rast dyshohet se lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës rreth 34 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Major Hajdini.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka kërkuar nga të gjithë ngasësit e automjeteve në territorin e Kosovës që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut me përpikëri.

Derisa gjatë kohës së karantinimit numri i aksidenteve rrugore dukshëm shënoi rënie, me lirimin e masave padyshim që aksidentet rrugore filluan të shpeshtohen.

Me këtë shkak edhe policia ka bërë apel ndaj qytetarëve që të kenë kujdes derisa vozisin, përndryshe toleranca në këtë rast do të jetë 0.

“Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të jenë më vigjilent dhe shenjat e trafikut t’i respektojnë me përpikëri.

Përndryshe Policia e Kosovës vazhdon dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerancë do të aplikohet në këtë aspekt, me të vetmin qëllim sigurinë më të madhe në rrugët tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat