Një qytetar e gjen një çelës veture në Prishtinë, po e kërkon pronarin

Kronikë e zezë

Një qytetar e gjen një çelës veture në Prishtinë, po e kërkon pronarin

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një qytetar ka njoftuar se ka gjetur një çelës veture të tipit “Volkswagen” në rrugën “UÇK”, afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, në Prishtinë.

Nexhmedin Isufi i cili e ka shpërndarë fotografinë e çelësit në grupin “#rriNshpi me neve”, thotë se çelësin e ka gjetur sot, rreth orës 07:00.

Ai përmes këtij postimi ka thënë se shpreson se pronari do të lajmërohet.

“Çelës i humbur VW. Ky çelës është gjetur sot në rrugën “UÇK”, afër komunës së vjetër, sot me datë 14. 6.2020, ora 07:00. Shpresoj të lajmërohet pronari ose ta këtë rezerven tjetër”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat