Nën kërcënimin e armës 4 persona hyn në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e telefon celular - Bota Sot
Nën kërcënimin e armës 4 persona hyn në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e telefon celular

Kronikë e zezë

Nën kërcënimin e armës 4 persona hyn në një shtëpi në Ferizaj, vodhën para e telefon celular

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Një grabitje me armë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nën kërcënimin e armës, katër persona kanë kryer grabitje në qytetin e Ferizajt.

Ngjarja ka ndodhur të dielën në ora 01:55.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë në shtëpinë e saj, brenda kanë hyrë katër (4) persona të panjohur të cilët nën kërcënim të armës ia kanë grabitur disa para dhe një telefon celular”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, policia ka njoftuar se sipas, viktimës të dyshuarit ndaj saj kanë përdorur dhunë fizike dhe si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat