​12 vjet burg për vrasje në Ferizaj

Kronikë e zezë

​12 vjet burg për vrasje në Ferizaj

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 15:30
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamentit për Krime të Rënda ka dënuar sot me 12 vjet heqje lirie të pandehurin H.S., për shkak se ka kryer veprën penale vrasje.

I njëjti është liruar nga akuza për shkak të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 paragrafi 6, 10 dhe 11 lidhur me nenin 23 të Kodit Penal të Kosovës.

I pandehuri akuzohet se më 21 tetor 2004 në rrugën ”Astrit Bytyqi” në Ferizaj, ka vrarë Sh. N.

Pas kryerjes së vrasjes, i akuzuari është larguar, por në vendin e ngjarjes i kanë mbetur portofoli me dokumente personale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat