Makina përplaset me motorin, plagoset 21-vjeçari në Kamëz

Kronikë e zezë

Makina përplaset me motorin, plagoset 21-vjeçari në Kamëz

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 19:35
Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Kamzës, ku një makinë ka përplasur një motor ku si pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, ku makina me drejtues A.B., ka aksidentuar motorin me drejtues A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.06.2020, rreth orës 18:55, në rrugën “Nikolla Sarkozi” në Kamëz, mjeti me drejtues shtetasin A.B., ka aksidentuar motorrin me drejtues shtetasin A.L., 21 vjeç, ku si pasojë e perplasjes është demtuar shtetasi A.L, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat